foto nga VCG

foto nga VCG

Në 20 vjetët e fundit, ShBA-ja ka ndërmarrë më shumë se 90 mijë sulme ajrore në Siri, Irak, Afganistan dhe vende të tjera. Numri i civilëve të vrarë në këto sulme ajrore mund të arrijë deri në 48 000. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Zhao Lijian deklaroi në një konferencë për shtypin që faktet janë dëshmi të forta se ShBA-ja ka kryer krime të rënda ndaj të drejtave të njeriut jashtë vendit.

“Së pari, ShBA-ja ka përdorur informacione të rreme zbulimi për të nxitur luftën, duke shkaktuar fatkeqësi tragjike të të drejtave të njeriut. Qysh nga viti 2001, luftërat dhe veprimet ushtarake të ndërmarra nga ShBA-ja kanë shkaktuar 800 mijë të vdekur dhe dhjetëra milionë njerëz të zhvendosur. Së dyti, ShBA-ja ka vrarë civilë në emër të antiterrorizmit. Nga viti 2001, rreth 335 000 civilë janë vrarë në luftërat e nisura nga ShBA-ja. Së treti, ShBA-ja kanë ushtruar sanksione të njëanshme, të cilat rrezikojnë seriozisht të drejtat e njeriut në vendet e tjera. Që nga shpërthimi i COVID-19, ShBA-ja ka vendosur sanksione të njëanshme, pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit, duke sjellë fatkeqësi serioze në mbijetesën dhe zhvillimin e banorëve vendorë,” vuri në dukje zëdhënësi i diplomacisë kineze.

foto nga VCG

foto nga VCG

Ai u shpreh se faktet janë shumë të qarta dhe se drejtësia ekziston në zemrat e njerëzve, duke shtuar se është qesharake që pala amerikane gjithmonë luan me flamurin e “mbrojtjes së të drejtave të njeriut”.

“Kur ShBA-ja fillon një luftë agresioni, cilat të drejta njerëzore mbron? Kur ushtria amerikane hedh bomba ndaj civilëve, cilat të drejta njerëzore mbron? Kur ShBA-ja vendos sanksione, cilat të drejta njerëzore mbron?” tha Zhao Lijian. (Fang Xiaoyu/Artan)