Qysh nga viti 1972, kur u rikthye vendi i ligjshëm i Kinës në Unionin Postar Universal (#UPU), Kina ka marrë pjesë aktivisht në shumë veprimtari të kësaj organizate. Nga 23 gusht deri më 15 shtator 1999, u mbajt me sukses konferenca e 22-të e UPU-së në Pekin. Kina i dhuroi UPU-së fonde të veçanta për të ndihmuar vendet që pësuan katastrofa natyrore në rivendosjen e infrastrukturave postare dhe shërbimeve postare.

Në vitin 2019, UPU-ja zhvilloi në qytetin Xiamen të Kinës Konferencën Globale mbi Bashkëpunimin Ndërkufitar në epokën e tregtisë elektronike. Në këtë konferencë, u arrit një konsensus i rëndësishëm në fushën e tregtisë elektronike ndërkufitare, Nisma e Xiamen-it. Sipas kësaj nisme, posta, dogana, aviacioni, hekurudha dhe pala të tjera të interesuara duhet të bashkëpunojnë, të ndajnë mundësitë dhe të përballojnë së bashku sfidat. (Li Huailiang/Artan)