foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Presidenti kinez Xi Jinping ka bërë thirrje për çlirimin e mendjes, kryerjen e reformës e të risive dhe vazhdimin e përpjekjeve për të hapur një kapitull të ri të zhvillimit me cilësi të lartë në provincën Shaanxi të Kinës Veriperëndimore.

Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i tha këto gjatë një turneu dyditor inspektimi në qytetin Yulin të Shaanxi-së që nisi të hënën.

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Xi kërkoi përmbushjen e detyrave të ndryshme në parandalimin dhe kontrollin e COVID-19 dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror, duke bashkërenduar më mirë zhvillimin dhe sigurinë.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për t'i shërbyer më mirë modelit të ri të zhvillimit dhe për t’u integruar më mirë në këtë model. (Artan/ Fang Xiaoyu)