foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Të hënën, presidenti i Kinës Xi Jinping, që ndodhej për një vizitë inspektimi në qytetin Yulin të provincës Shaanxi, shkoi në fshatin Gaoxigou për të njohur gjendjen e promovimit vendor të kontrollit të gërryerjes së tokës dhe ndërtimit të qytetërimit ekologjik.

Fshati Gaoxigou ndodhet në zonën kodrinore e grykore të Pllajës së Lymit të provincës Shaanxi dhe dikur ishte një zonë shterpë me gërryerje serioze të tokës. Pas më shumë se 60 vjetësh trajtimi, lugina malore shterpë u shndërrua në një “qytet jugor” me male të bukura dhe ujëra të pastra.

Sot fshati Gaoxigou eksploron në mënyrë aktive rritjen e frutave, të cilat janë të përshtashme për t’u kultivuar në këtë vend, dhe zhvillon ekoturizmin, duke gjetur rrugën e zhvillimit të koordinuar ekologjik dhe ekonomik. Në vitin 2020, të adhurat për frymë të banorëve të tij i kaluan 18 000 juanët, duke ofruar një shembull të gjallë të mbrojtjes ekologjike në zonën e Pllajës së Lymit. (Fang Xiaoyu/Artan)