foto nga VCG

foto nga VCG

Investimet në pasuritë fikse në Kinë në tetë muajt e parë të këtij viti u rritën 8.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguan të mërkurën të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave.

Gjatë periudhës janar-gusht, investimet në pasuritë fikse arritën mbi 34.69 trilionë juanë (rreth 5.38 trilionë dollarë amerikanë), 8.2 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2019. Niveli mesatar i rritjes në janar-gusht në dy vjetët e fundit është 4 për qind.

Investimet nga sektori privat në tetë muajt e parë u rritën 11.5 për qind, duke arritur në 19.86 trilionë juanë.

Në baza mujore, investimet në pasuritë fikse në gusht u rritën 0.16 për qind.

Në mënyrë të veçantë, investimet në prodhim dhe infrastrukturë u shtuan përkatësisht me 15.7 dhe 2.9 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Statistikave. (Artan/Fang Xiaoyu)