Ngrohtësia e një shoqërie varet nga mënyra si i trajton njerëzit me aftësi të kufizuara.

Në Lojërat Paralimpike të Tokios që përfunduan para disa ditësh, delegacioni kinez zuri vendin e parë në listën e medaljeve të arta për 5 vjet rresht, me 96 medalje të tilla, dhe 207 medalje gjithsej. Prapa secilit konkurrent është një libër frymëzues i gjallë dhe prekës, i cili ripërcakton kufijtë e njerëzimit në botë.

Procesi i zhvillimit të sporteve të personave me aftësi të kufizuara në Kinë është si një pasqyrë e ngrohtësisë së shoqërisë kineze, dhe gjithashtu dëshmon kujdesin e Kinës për grupet e pafavorizuara. Kjo ngrohtësi dhe ky kujdes janë si një palë krahë të padukshëm, që i ndihmojnë njerëzit me aftësi të kufizuara të hapin krahët dhe të fluturojnë. (Fang Xiaoyu/Artan)