Të martën përfundoi në Britani seanca e dytë e së ashtuquajturës “Gjykatë Ujgure”. Ata që nuk e dinë mund të mendojnë se kjo është një gjykatë e vërtetë, por ajo nuk ka asnjë bazë dhe efekt në ligjin ndërkombëtar.

Sipas njoftimeve publike, kjo gjykatë është një organizatë joqeveritare e themeluar në Britani në formën e një shoqërie private me përgjegjësi të kufizuar. Ajo financohet nga “Kongresi Botëror Ujgur”, që është një organizatë antikineze që synon separizimin. Që nga themelimi i tij, “Kongresi Botëror Ujgur” ka lidhje të ngushta me organizatat terroriste të “Turkistanit Lindor” dhe “Lëvizjes Islamike të Irakut Lindor”, të njohura nga OKB-ja si organizata terroriste, dhe ka planifikuar aktivitete separatiste të dhunshme dhe terroriste në Xinjiang. Vetë “Kongresi Botëror Ujgur” ka mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokracinë të ShBA-së (NED) . Sipas informacionit në uebsajtin e këtij fondacioni, qysh nga viti 2016, NED-i ka vazhduar të shtojë fondet për organizatat e “Turkistanit Lindor”, si “Kongresi Botëror Ujgur”, dhe është financuesja më e madhe e forcave separatiste në Xinjiang. Prandaj, e ashtuquajtura “Gjykatë Ujgure” është një mjet i drejtpërdrejtë kundër Kinës.

Vlen të përmendet se kjo e ashtuquajtur gjykatë e zhvilloi seancën dëgjimore në prag të 20-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Forcat antikineze nisën shpifjet kundër Xinjiang-ut në këtë kohë, dhe kjo është jo vetëm një ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës, por edhe një shkelje flagrante për arritjet e antiterrorizmit global.

Për të mbrojtur sigurinë e jetës dhe pronës së njerëzve, qeveria kineze ka marrë masa të forta kundër terrorizmit dhe për çradikalizimin në Xinjiang, dhe ka arritur rezultate të jashtëzakonshme. Në Xinjiang nuk ka pasur ngjarje të terrorizmit të dhunshëm për më shumë se 4 vjet rresht dhe zhvillimi i ekonomisë e shoqërisë dhe sigurimi i të drejtave të njeriut kanë pasur arritje të dukshme. Avokati britanik dhe anëtar i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Graham Perry vuri në dukje ditët e fundit se nuk ka “gjenocid” në Xinjiang. “Ne nuk kemi parë refugjatë ujgurë nga Xinjiang-u, dhe nuk ka asnjë fotografi ose provë të besueshme për të treguar gjenocidin në Xinjiang,” tha ai.

Bota tashmë e ka parë se e ashtuquajtura “Gjykatë Ujgure” është një gur shahu për manipulim politik nga forcat perëndimore dhe, pavarësisht se si maskohet, nuk mund ta ndryshojë natyrën e vet. Sado seanca dëgjimore të zhvillohen, ato nuk mund ta pengojnë zhvillimin dhe gjallërinë e Xinjiang-ut. Kjo është një farsë që duhet të përfundojë. Forcat perëndimore që mbështesin forcat terroriste, nuk duhet ta humbin kohën kot. A nuk i kanë parë ato rezultatet e këqija të antiterrorizmit përzgjedhës? (Fang Xiaoyu/Artan)