Foto: VCG

Foto: VCG

Kina lëshoi një total prej 2.7 miliardë etiketa të produkteve organike vitin e kaluar, njoftoi mbikëqyrësi kryesor i tregut të vendit, citon “Xinhua”.

Vendi shiti 999,000 tonë produkte organike në vitin 2020, me fitime në 80.43 miliardë juanë (rreth 12.47 miliardë dollarë), sipas Administratës Shtetërore për Rregullimin e Tregut.

Deri më sot, Kina u ka dhënë 14,000 kompanive në mbarë vendin më shumë se 22,000 certifikata për produktet e tyre organike, njofton rregullatori.

Foto: VCG

Foto: VCG

Ai shtoi se numri i certifikatave të lëshuara u rrit me 13.52 për qind mesatarisht çdo vit midis viteve 2016 dhe 2020.

Administrata bëri të ditur se masat do të miratohen për të rritur rregullimin e tregut dhe për të ekspozuar rastet e paligjshme në shënjestrimin e parregullsive në tregun e produkteve organike. (Fatosi)