Vaksina e brezit të dytë e çarktivizuar nga "Sinopharm", e demonstruar në Panairin Ndërkombëtar të Tregtisë së Shërbimeve 2021, më 6 shtator në Pekin/foto nga CFP

Vaksina e brezit të dytë e çarktivizuar nga "Sinopharm", e demonstruar në Panairin Ndërkombëtar të Tregtisë së Shërbimeve 2021, më 6 shtator në Pekin/foto nga CFP

Prodhuesi farmaceutik kinez "Sinopharm" tha të premten se vaksinat e tij të reja kundrejt varianteve “Delta” dhe “Beta” të koronavirusit të ri janë shumë efektive.

Deklarata u bë tha Zhang Yuntao, kryeshkencëtari i Grupit Kombëtar Bioteknologjik të Kinës (CNGB), një degë pranë "Sinopharm"-it, gjatë një interviste për Grupin Mediatik të Kinës (CMG).

Kompania i paraqiti për herë të parë katër vaksinat e përmirësuara kundrejt varianteve të COVID-19 “Delta” dhe “Beta”, të përhapura gjerësisht, gjatë Panairit Ndërkombëtar të Tregtisë së Shërbimeve 2021, që u zhvillua nga 2 deri më 7 shtator në Pekin.

Katër vaksinat e brezit të dytë të vaksinave kundër COVID-19 u përkasin tre tipave: të çaktivizuara, me proteinë rikombinuese dhe mRNA. Ndër to, janë kryer provat klinike të fazës së parë dhe të dytë të vaksinave me proteinë rikombinuese me spektër të gjerë, tha Zhu Jingjin, kreu i CNGB-it gjatë panairit.

Dy vaksinat e reja të çaktivizuara janë versionet e përmirësuara të zhvilluara përkatësisht nga dy degët e "Sinopharm"-it të Pekinit dhe të Wuhanit, tha Zhang. Për shkak se Kina e ka kontrolluar epideminë e COVID-19 dhe s'ka shumë raste infektimi në vend, provat klinike në shkallë të gjerë të vaksinave të reja do të zhvillohen në vende të tjera, bëri të ditur ai.

Kompania do të përshpejtojë provat klinike të vaksinave në vende të tjera për të testuar efektivitetin e tyre kundër varianteve të COVID-19, me t’u miratuar ato, tha Zhang, duke shtuar se kompania shpreson të marrë rezultatet e provave para mesit të vitit 2022 dhe pastaj të nxitë furnizimin me vaksina në treg.

Vaksinat e çaktivizuara ekzistuese, të krijuara nga dy kompanitë kineze "Sinopharm" dhe "Sinovac", janë ende efektive kundër varianteve “Delta” dhe “Beta”, theksoi ai, duke iu referuar rezultateve të eksperimenteve laboratorike dhe të dhënave reale në provincën Guangdong të Kinës Jugore dhe në mbi dhjetë vende të tjera, përfshirë Sri-Lankën dhe Mongolinë.

Tani për tani, ata që kanë nevojë për dozë të shtuar do të bëjnë prapë vaksinat ekzistuese, por zhvillimi i vaksinave të përmirësuara kundrejt varianteve të COVID-19 synon përgatitjen më të mirë të njerëzve në të ardhmen, tha ai. (Wang Lei/ Artan)