"Faktet kanë treguar se, pavarësisht se me çfarë vështirësish përballemi, nëse i fokusojmë vëmendjen dhe përpjekjet në të njëjtin drejtim, bashkëpunimi ndërmjet vendeve të BRICS-it mund të ecë përpara në mënyrë të qëndrueshme." Në mbrëmjen e 9 shtatorit, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping mori pjesë në takimin e 13-të të liderëve të vendeve të BRICS-it dhe mbajti një fjalim të rëndësishëm, ku u paraqitën "5 këmbënguljet" për bashkëpunimin praktik. Këto propozime të rëndësishme tërhoqën vëmendjen e madhe të komunitetit ndërkombëtar. Drejtori i Qendrës së Studimit të Çështjeve Kineze të Brazilit Ronnie Lins është i mendimit se propozimet e Xi Jinping-ut i japin impulse të reja zhvillimit të mëtejshëm të vendeve të BRICS-it në të ardhmen.

"Këmbëngulja për ndihmën ndaj njëri-tjetrit dhe forcimin e bashkëpunimit në shëndetin publik"; "Këmbëngulja për barazinë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar lidhur me vaksinat"; "Këmbëngulja për përfitime të ndërsjella dhe forcimin e bashkëpunimit politik dhe të sigurisë"; "Këmbëngulja për barazinë e drejtësinë dhe forcimin e bashkëpunimit politik dhe të sigurisë"; "Këmbëngulja për mësimin e ndërsjellë dhe forcimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit njerëzor dhe kulturor". Këto janë "5 këmbënguljet" e paraqitura në fjalimin e kryetarit Xi Jinping, të cilat nxitin bashkëpunimin praktik të vendeve të BRICS-it.

Tani detyra më urgjente globale është kontrolli i epidemisë. Deri tani Kina u ka ofruar mbi 100 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare mbi 1 miliard doza vaksinash ose lëndë të parë për prodhimin e vaksinave. Kina do të bëjë përpjekje për t'u ofruar 2 miliardë doza vaksinash vendeve të tjera brenda këtij viti. Përveç kësaj, Kina shpalli përsëri dhurimin vendeve në zhvillim të 100 milionë doza vaksinash nëpërmjet COVAX-it. Më parë Kina shpalli dhënien e 100 milionë dollarëve COVAX-it. Ndërsa shtatë vendet me të ardhura të larta, të cilat kishin premtuar dhënien falas të 1 miliard vaksinave, kanë dhënë deri tani më pak se 15 % të dozave të vaksinave të premtuara. (Xu Guang)