Foto; VCG

Foto; VCG

Importi dhe eksporti total i Kinës patën një rritje me 23.7% në bazë vjetore duke arritur në 24.780 miliardë juanë (rreth 3.840 miliardë dollarë) në tetë muajt e parë të vitit, bëhet e ditur në të dhënat e Administratës së Përgjithshme të Doganave, në të cilat është bazuar “Xinhua”.

Sipas të dhënave, pati një rritje me 22.8% krahasuar me nivelin e regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Si importi dhe eksporti patën një rritje me dy shifra në periudhën janar-gusht, me rritje respektivisht 23.2% dhe 24.4% krahasuar me një vit më parë.

Gjithashtu për të njëjtën periudhë referimi, suficiti tregtar u rrit me 17.8% në bazë vjetore dhe arriti në 2.340 miliardë juanë. Vetëm në muajin gusht, importet dhe eksportet e vendit u rritën me 18.9% në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur në 3.430 miliardë juanë, siç dëshmohet nga të dhënat doganore. (Irma)