Të premten, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping mori pjesë me anë të lidhjes me video në ceremoninë e hapjes së Forumit të 6-të Ekonomik Lindor, ku mbajti një fjalim.

Xi u shpreh: “Tani situata botërore po ndryshon thellë, epidemia e COVID-19 ende është me luhajtje dhe ekonomia botërore po mëkëmbet me vështirësi. Rajoni i Azisë Verilindore përballon sfida serioze, si edhe mundësi të rëndësishme. Palët duhet të nisen nga gjendja e rajonit, të shikojnë situatën botërore, të përballojnë bashkë vështirësitë dhe të përpiqen për zhvillim të përbashkët. Sivjet është 100-vjetori i krijimit të Partisë Komuniste të Kinës dhe Kina ka nisur udhëtimin e ri për të ndërtuar një vend të gjithanshëm modern socialist. Jemi të gatshëm të përpiqemi bashkë me palët e ndryshme që të zbatojmë multilaterizmin e vërtetë, të ruajmë besimin dhe harmoninë, të zhvillojmë bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta dhe të ecim përpara drejt objektivit të komunitetit me fate të përbashkëta të njerëzimit.”