Ditët e fundit, agjencitë amerikane të zbulimit kanë fabrikuar një të ashtuquajtur raport mbi gjurmimin e origjinës së COVID-19, duke përbaltur Kinën për pengimin e hetimeve ndërkombëtare. Ky është krejtësisht shtrembërim i fakteve, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës, duke shtuar se në këtë rast “hajduti thërret ‘Kapeni hajdutin!’”.

Lidhur me gjurmimin e origjinës së koronavirusit të ri, Kina ka treguar qëndrim të hapur, transparent, shkencor dhe bashkëpunues, çka është vënë re nga e gjithë bota. Mirëpo disa politikanë amerikanë kanë bërë kërcënime ndaj OBSh-së dhe kanë ushtruar shtypje ndaj shkencëtarëve të ndershëm, duke bërë manipulime politike dhe duke i mbajtur dyert e veta të mbyllura. Publiku mund të shohë qartë se kush i pengon hetimet ndërkombëtare mbi gjurmimin e burimit të virusit të COVID-19, komenton CMG-ja.

Nën presionin e ShBA-së, në fazën e 2-të të planit të OBSh-së mbi gjurmimin e origjinës së COVID-19 ka humbur fryma e shkencës dhe bashkëpunimit, duke u politizuar.

Krahas kësaj, edhe shumë shkencëtarë me moral kanë pësuar shtypje nga ShBA-ja. Kryetari i Aleancës së Shëndetësisë Ekologjike të ShBA-së Peter Daszak, si ekspert i OBSh-së, këtë vit ka bërë studime për gjurmimin në Kinë. Por atij i janë ndërprerë fondet studimore nga Instituti Kombëtar i Shëndetësë i ShBA-së vetëm për shkak që shprehu mendime të drejta për Kinën.

Sipas të dhënave të publikuara më 1 shtator nga Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve, qysh nga 1 marsi ShBA-ja ka çuar dëm së paku 1.51 milionë doza vaksinash të COVID-19. Profesorja e asociuar e universitetit Warwick të Britanisë Sharifah Sekalala, që merret me studimet mbi barazinë në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve infektive, vuri në dukje që në disa vende afrikane janë vaksinuar vetëm më pak se 5 % e popullsisë, ndërsa ShBA-ja ka harxhuar kot kaq shumë vaksina, çka është një “tragjedi”.

ShBA-ja nuk bashkëpunon dhe nuk mban përgjegjësinë e duhur në gjurmimin e origjinës së virusit të COVID-19 dhe në luftën antiepidemike. Përbaltja ndaj Kinës vetëm i tregon botës një fakt: ShBA-ja vetë është pengesa më e madhe për gjurmimin e COVID-19 dhe veprimet antiepidemike të botës, e mbyll komentin CMG-ja.