
Makinat e së ardhmes ndërtohen në Kinë. Deklarata u bë nga profesor Ferdinand Dudenhoeffer, drejtor i “Car Center Automotive Research Duisburg”, gjatë një interviste për “Xinhua”.
Sipas docentit gjerman, kjo ndodh sepse kompanitë e mëdha teknologjike, si “Baidu”, “Huawei” dhe “Tencent” kanë seli në Kinë dhe vendi është tepër i preferuar për drejtimin autonom, falë edhe pjesërisht bazës së madhe të konsumatorëve të njohur me teknologjinë.
Sot, “Volkswagen” dhe “Mercedes” shesin rreth 40% të makinave të tyre në Kinë dhe “BMW” më shumë se 35%.
Në vitin 2019, viti para pandemisë, industria automobilistike gjermane regjistroi shitje globale prej 435 miliardë euro, ndërsa bilanci federal në atë moment ishte 356 miliardë euro.
Duke marrë parasysh se kompanitë automobilistike gjermane shesin makina të nivelit të lartë në Kinë, vetëm shitjet në këtë arrijnë në 55% të bilancit të brendshëm, sipas statistikave të “Car Center Automotive Research Duisburg”. (Irma)







