Ministria e Kulturës dhe Turizmit në Kinë, së bashku me Komisionin Kombëtar për Zhvillimin dhe Reformat, shtoi 199 fshatra të tjerë në listën e zonave kyçe për zhvillimin e turizmit rural, përcjell “Xinhua”.

Dy departamentet publikuan një listë me komunat e rëndësishme për turizmin rural, e para në llojin e vet, ku bëjnë pjesë 100 komuna në nivel kombëtar.

Sipas ministrisë, entet përkatëse lokale duhet të mbështesin këta fshatra dhe komuna në zhvillimin e turizmit përmes politikave të favorshme, ndihmës financiare dhe masave të tjera.

Më herët, në Kinë ishin publikuar dy lista me fshatrat kyçë për turizmin rural, që përfshin 1000 në total. (Irma)