VCG

VCG

Kina ka rritur mbrojtjen e shëndetit të nxënësve me masa për të forcuar edukimin shëndetësor në arsim, menaxhimin e shkollës dhe shërbimet arsimore, tha Ministria e Arsimit në një konferencë shtypi të premten.

Mekanizmi i vlerësimit shëndetësor të nxënësve duhet të përmirësohet dhe të përfshihet në reformën e sistemit të vlerësimit të arsimit, sipas një udhëzuesi të publikuar së fundmi.

Duhet të bëhen përpjekje për të kryer monitorimin e të ushqyerit, duke siguruar ushqim të shëndetshëm për nxënësit, thuhet në dokument.

Edukimi shëndetësor duhet të bëhet me përmbajtje të qartësuar dhe qasje të larmishme, vë në dukje dokumenti, duke bërë thirrje për edukim më të mirë të shëndetit mendor dhe nxitje të shprehive më të shëndetshme për studentët.

Udhëzuesi kërkon gjithashtu që nxënësit në shkollat fillore e tëmesme të angazhohen në një orë aktivitet fizik pas shkollës çdo ditë.(Zhan Dian/Artan)