VCG

VCG

Eksportet e shërbimeve arritën në rreth 1.34 trilion juanë, duke u rritur me 23.2 për qind, ndërsa importet e shërbimeve arritën në 1.47 trilion juanë, me një ulje 4 për qind.

Vetëm në korrik, tregtia e shërbimeve arriti në 431.92 miliardë juanë, me një rritje 10.1 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Tregtia e shërbimeve me njohuri intensive në periudhën janar-korrik u rrit me 11.8 për qind, duke arritur në gati 1.29 trilion juanë dhe duke përbërë 45.8 për qind të tregtisë së përgjithshme të shërbimeve.

VCG

VCG

Eksportet e shërbimeve me njohuri intensive u rritën 15.4 për qind, duke arritur në 704.47 miliardë juanë dhe duke zënë më shumë se gjysmën e eksporteve të përgjithshme të shërbimeve, ndërsa importet e shërbimeve me njohuri intensive u rritën 7.6 për qind, me vlerë 582.35 miliardë juanë.

Tregtia e shërbimeve të udhëtimit në shtatë muajt e parë ra me 32.7 për qind, duke kapur vlerën 429.98 miliardë juanë, ndërsa vendet në mbarë botën vazhduan të marrin masa të rrepta për të kufizuar lëvizjen ndërkufitare të njerëzve.

Kina ka marrë një sërë masash për të zgjeruar hapjen e sektorit të shërbimeve dhe ka premtuar se do të bëjë më shumë përpjekje për të promovuar hapjen e tregtisë së shërbimeve në një nivel më të lartë.(Artan)