
Samiti Ndërkombëtar i Tregtisë së Shërbimeve i Kinës 2021 në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Tregitsë së Shërbimeve u mbajt të enjten në Pekin. Në këtë samit presidenti kinez Xi Jinping mbajti një videofjalim.
Deri tani janë zhvilluar shtatë edicone të Panairit Ndërkombëtar të Tregtisë së Shërbimeve të Kinës që nga viti 2012. Ky panair është ekspozita më e madhe gjithëpërfshirëse në fushën e tregtisë globale të shërbimeve, dhe është gjithashtu një platformë tregtare.
Presidenti kinez Xi Jinping tha në videofjalimin e tij se Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët për t'iu përmbajtur bashkëpunimit të hapur, përfitimeve të ndërsjella dhe rezultateve me dobi të përbashkët, dhe të ndajnë mundësitë e zhvillimit në tregtinë e shërbimeve, në mënyrë që të promovojnë rimëkëmbjen dhe rritjen e ekonomisë botërore. Qeveria kineze do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të thellojë reformën e Bordit të Ri të Tretë, të hapë Bursën e Pekinit dhe të krijojë një pozicion kryesor për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme inovative në sektorin e shërbimeve. Kina do të rrisë nivelin e saj të hapjes, do të promovojë zbatimin e listës së tregtisë së shërbimeve ndërkufitare në të gjithë vendin dhe të eksplorojë krijimin e një zone demonstruese të zhvillimit të inovacionit të tregtisë së shërbimeve kombëtare. Ndërkohë, ai deklaroi se Kina do të rritë mbështetjen për zhvillimin e industrisë së shërbimeve në vendet pjesëmarrëse në nismën "Një brez, një rrugë" dhe do të ndajë arritjet e zhvillimit teknologjik të Kinës me botën. Kina do të forcojë vendosjen e rregullave në sektorin e shërbimeve , dhe do të mbështetë Pekinin dhe zona të tjera në zhvillimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të tregtisë së lirë të nivelit të lartë, për të krijuar një zonë demonstruese të tregtisë digjitale.
Panairi i sivjetshëm do të mbahet në Pekin nga 2 deri më 7 shtator. Tema është "Teknologjia digjitale hap të ardhmen, shërbimi promovon zhvillimin". Më shumë se 10 000 kompani nga 153 vende dhe rajone do të marrin pjesë në ekspozitë virtualisht dhe në terren.(Zhan Dian/Artan)







