E hëna shënon “Ditën ndërkombëtare për përkujtimin e tregtisë së skllevërve dhe heqjen e saj”. Por një gjë ironike është se ShBA-ja publikoi ditët e fundit një raport vjetor për trafikimin e njerëzve, ku ShBA-ja renditet e para për sa i përket performancës. Pa dyshim, këto standarde të dyfishta janë të përbuzshme, shprehet CMG-ja në një koment.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Skllavëria dhe tregtia e skllevërve janë shkelja më e keqe e të drejtave të njeriut në historinë njerëzore. Tregtia transatlantike e skllevërve është një prej tyre. Nga shekulli i 16-të deri në shekullin e 19-të, miliona skllevër afrikanë u dërguan në “kontinentin e ri” përmes linjës qendrore të Atlantikut. Këta skllevër humbën emrin, identitetin dhe të gjitha të drejtat e njeriut, duke u shtypur dhe torturuar rëndë. Në fakt, “vendi më i fuqishëm i sotëm” kreu akumulimin primitiv të pasurisë mbi shpinën e tyre, me borxhin e gjakut të tyre.

Nuk mund të harrohen këto mëkate të kolonizatorëve. Tregtia e skllevërve prej qindra vjetësh e ka vendosur shkeljen e të drejtave të njeriut dhe diskriminimin racial në gjenet amerikane. Deri tani, pakicat në ShBA, duke përfshirë afro-amerikanët, ende përballen me diskriminim në çdo element të jetës së tyre. Ata janë një nivel më të ulët jetese, papunësi të lartë, dhe më shumë vështirësi në arsimim dhe mjekim.

[Foto: VCG]

[Foto: VCG]

Me shpërthimin e pandemisë, hendeku shoqëror është zmadhuar më tej. Deri më 3 mars 2021, në 38 shtete të ShBA-së dhe Uashington, mbulimi me vaksina i të bardhëve ishte 2.1 herë më shumë se ai i afro-amerikanëve, dhe 2.9 herë më shumë se i hispanikëve. Sipas të dhënave nga Zyra e Statistikave e ShBA-së, shkalla e papunësisë e afro-amerikanëve në qershorin e sivjetshëm ishte 9.2 për qind, më e lartë se e të bardhëve me 5.2 për qind.

Historia e keqe e të drejtave të njeriut në ShBA e bën shprehjen "Të gjithë njerëzit kanë lindur të barabartë" në "Deklaratën e Pavarësisë" të zbehtë dhe të dobët. Ky “gjyqtar i të drejtave të njeriut” duhet të gjykojë vetveten së pari. ShBA-ja nuk ka të drejtë për të komentuar vendet e tjera, përfundon komenti i CMG-së.

(Li Huailiang/Artan)