Ditët e fundit, ambasada kineze në Danimarkë i dërgoi televizionit danez “TV2" një letër, ku shprehet qëndrimi i palës kineze për një dokumentar mbi gjurmimin e origjinës së virusit të COVID-19. Ambasada kineze është e mendimit se ky dokumentar nuk përfshin asnjë prej materialeve të hollësishme të ofruara nga ambasada kineze dhe shpërfill faktet. Ai është një dokumentar i njëanshëm me qëndrim të parapërcaktuar. Njeriu kyç i këtij dokumentari, kryetari i grupit të ekspertëve të OBSh-së për gjurmimin e origjinës së COVID-19, Peter Ben Embarek, gjithashtu sqaroi se disa media i nxorën fjalët e tij jashtë kontekstit dhe i shtrembëruan pikëpamjet e tij.

Sipas dokumentarit të shfaqur më 12 gusht nga "TV2", Embareku u shpreh në një intervistë se nuk përjashtohet mundësia që punonjësit e laboratorit kinez u prekën nga virusi gjatë studimit të viruseve te lakuriqët e natës dhe e nxorën këtë virus nga laboratori. Ky qëndrim është plotësisht i ndryshëm nga përfundimi i raportit të përbashkët të marsit të këtij viti që teoria e daljes nga laboratori është "jashtëzakonisht shumë pak e mundur". Disa media perëndimore, përfshirë "The Washington Post", e sulmuan Kinën nëpërmjet fjalëve të Embarekut.
Më vonë, Peter Ben Embareku shpjegoi për "The Washington Post" se fjalët e tij janë keqinterpretuar gjatë përkthimit nga gjuha daneze në gjuhën angleze, se disa media i nxorën fjalët e tij nga konteksti dhe shtrembëruan mendimet e tij. Edhe zëdhënësi i OBSh-së përmendi se fjalët e Peter Ben Embarekut të cituara nga disa media janë keqinterpretuar.
Gjatë qëndrimit në Wuhan për studim, Peter Ben Embareku u shpreh qartë se "aksidenti i daljes së virusit nga laboratori është jashtëzakonisht shumë pak i mundur". Edhe në konferencën e shtypit për raportin e përbashkët, ai nguli këmbë përsëri se "mundësia e daljes së virusit nga laboratori është jashtëzakonisht shumë e vogël". Embareku tha: "Kurrë nuk u përballëm me presion për të hequr ndonjë element kritik nga raporti ynë." (Xu Guang)







