Foto nga VCG

Të hënën, kryetari i republikanëve në Komisionin e Jashtëm të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së Michael McCaul bëri një raport, ku thuhet se ka dëshmi që koronavirusi doli nga Instituti i Virologjisë i Wuhan-it para shtatorit të vitit 2019.

Ky raport bazohet krejtësisht në gënjeshtra, pa asnjë dëshmi ose fakt, dhe është i pabesueshëm. Lidhur me këtë, një media e Emirateve të Bashkuara Arabe komentoi se ShBA-ja nuk e konsideron gjurmimin e koronavirusit si problem të shëndetit publik, por e përdor si armë kundër vendeve me qëndrime të ndryshme politike.

Në raportin e bërë bashkërisht këtë vit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kina u vu në dukje se “ka jashtëzakonisht pak gjasa” që koronavirusi të ketë dalë nga laboratori kinez. Megjithëkëtë, pala amerikane shkel shkencën e faktet dhe ushtron trysni mbi OBSh-në për zhvillimin e fazës së dytë të gjurmimit të origjinës së koronavirusit në Kinë. Ky veprim është një lloj “terrorizmi i gjurmimit” dhe është kritikuar gjerësisht në shkallë globale.

Të hënën, më se 300 parti, organizata shoqërore dhe grupe ekspertësh të mbi 100 vendeve e rajoneve të botës i paraqitën Sekretariatit të OBSh-së një “deklaratë të përbashkët”, ku i bëhet thirrje kësaj organizate të zhvillojë në mënyrë objektive e të barabartë gjurmimin e koronavirusit, duke kundërshtuar me vendosmëri politizimin e këtij problemi. Kjo është thirrja e përbashkët e njerëzimit dhe politikanët amerikanë duhet ta respektojnë atë. (Fani/Artan)