Foto nga VCG

Kina ka raportuar rritje të rasteve të motit ekstrem, si reshjet e mëdha dhe temperaturat e larta.

Një libër blu i publikuar nga Administrata Meteorologjike e Kinës tregon se në vend ka pasur shtim të rasteve të reshjeve ekstreme në gjashtë dekadat e fundit.

Edhe rastet e të nxehtit ekstrem dhe luhatja e intensitetit mesatar të tajfunëve në Kinë janë rritur që nga vitet ’90 të shekullit të kaluar.

Dokumenti gjithashtu tregon një prirje në rënie të rasteve të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta, të numrit mesatar të ditëve me pluhur në Veri të Kinës dhe të shiut acid.

Sipas librit blu, tregues të shumtë të sistemit klimatik sugjerojnë se Kina ka të ngjarë të përballet me raste më të shumta të motit ekstrem me vazhdimin e ngrohjes globale.(Artan/Fani)