Foto: VCG

Foto: VCG

Kina do të promovojë më tej praktikën e sportit dhe stërvitjes gjatë Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), sipas një qarkoreje të Këshillit të Shtetit.

Në shënimin zyrtar thuhet se Kina synon të përmirësojë më tej sistemin e shërbimeve publike për sportin dhe stërvitjen, për ta bërë më të lehtë për popullsinë që të marrë pjesë në aktivitete fizike, bën të ditur “Xinhua”.

Sipas dokumentit, 38.5% e shtetasve kinezë do të marrin pjesë rregullisht në aktivitete fizike deri në vitin 2025.

Për të arritur këto qëllime, në qarkore janë renditur tetë objektiva, duke përfshirë intensifikimin e zhvillimit të strukturave sportive publike, organizimin e më shumë lojërave dhe garave sportive publike, avancimin e zhvillimit me cilësi të lartë të industrisë sportive dhe të tjera.

Dokumenti u kërkon qeverive vendore mbi nivelin e qarkut të përfshijnë rritjen e sporteve publike dhe ushtrimet në planin e përgjithshëm për zhvillimin social dhe ekonomik të rajonit. (Elona)