Hidrocentrali Gezhouba (Foto;Visual People)

Hidrocentrali Gezhouba (Foto;Visual People)

Hidrocentrali Gezhouba në lumin Yangtze, lumi më i gjatë i Kinës, ka prodhuar gati 600 miliard kWh energji të pastër që kur filloi punën 40 vjet më parë.

E vendosur në qytetin Yichang, provinca Hubei e Kinës qendrore, Gezhouba është hidrocentrali i parë në shkallë të gjerë në lumin Yangtze dhe ka një kapacitet total të instaluar prej afërsisht 2.74 milionë kilovat, sipas korporatës “China Three Gorges”.

Me një investim total prej afro 4.85 miliardë juanë (rreth 750 milionë dollarë), ndërtimi i hidrocentralit filloi në dhjetor 1970 dhe përfundoi në dhjetor 1988, shkruan “Xinhua”. (Elona)