Foto:VCG

Foto:VCG

Autoriteteve të kulturës dhe turizmit në të gjithë Kinën u është kërkuar të forcojnë masat e kontrollit të Covid-19 për të parandaluar përhapjen e epidemisë përmes aktiviteteve përkatëse, bën të ditur “Xinhua”.

Pikat turistike në dhe mbi Klasin 1A duhet të ndjekin rreptësisht kërkesat për kufizimet e numrit të vizitorëve, rezervimet dhe oraret e shkallëzuara të vizitave, thuhet në një qarkore të lëshuar të martën nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Agjencitë e udhëtimit “online” dhe “offline” duhet të mbajnë shënim informacionin epidemik të destinacioneve dhe të mos dërgojnë grupe në ose të marrin grupe nga zona me rreziqe mesatare dhe të larta të Covid 19, thuhet në qarkore.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ajo gjithashtu kërkoi që hotelet, teatrot, muzetë dhe bibliotekat publike të forcojnë masat e kontrollit dhe të zvogëlojnë numrin e tubimeve të brendshme.

Interneti, TV dhe ekranet duhet të përdoren për të rritur ndërgjegjësimin publik për kontrollin e epidemisë dhe për të kujtuar vizitorët që të ndjekin rregullat përkatëse. (Elona)