
Foto:VCG
Organi rregullator i letrave me vlerë i Kinës bëri thirrje për më shumë komunikim me homologun e vet amerikan mbi aksionet kineze të listuara në “Wall Street” pas njoftimit të Uashingtonit për shtyrtime shtesë.
"Autoritetet rregullatore të të dy vendeve duhet të forcojnë komunikimin mbi mbikëqyrjen e aksioneve kineze të listuara në ShBA dhe të gjejnë zgjidhjet e duhura duke ruajtur frymën e respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta," tha të dielën Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë i Kinës (KRSK), duke shtuar se të dyja palët duhet të krijojnë pritshmërinë e duhur të politikave dhe një mjedis institucional për tregun.
Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Bursave i ShBA-së njoftoi të premten se nuk do të lejojë kompanitë kineze të mbledhin para në ShBA nëse nuk shpjegojnë plotësisht strukturën e tyre ligjore dhe nuk zbulojnë rreziqet e mundshme të biznesit.
Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë i Kinës përsëriti mbështetjen për zgjedhjen prej firmave të destinacioneve të listimit, duke shtuar se kompanitë duhet të jenë në përputhje me ligjet dhe rregulloret e vendeve ku funksionojnë dhe se politikat në sektorë të caktuar janë formuluar për të bashkërenduar zhvillimin e sigurinë, duke promovuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të subjekteve të tregut.
Komisioni u zotua të mbajë kontakte të ngushta me departamentet përkatëse dhe të rrisë transparencën e parashikueshmërinë e masave të politikave, duke ritheksuar gjithashtu vendosmërinë e Kinës për t'u hapur më tej financiarisht. (Çang Çuo)







