Në shfajësimin e vetes gjatë gjurmimit të burimit të viruseve, ShBA-ja nuk ka një histori të mirë. Në vitin 1918, një pandemi që u shpërthye në ShBA, u përhap në Evropë dhe preku mbarë botën, por në fund u emërtua si "Gripi i Madh Spanjoll" dhe kjo e turpëroi Spanjën.

Në bazë të studimeve për një kohë të gjatë për këtë histori të para mbi 100 vjetëve, historiani amerikan John M. Barry botoi librin "Gripi i Madh: Historia e pandemisë më vdekjeprurëse". Ai vuri në dukje se në mars 1918, në kampin e ushtrisë amerikane në shtetin Kansas shpërtheu gripi në përmasë të madhe. "I sëmuri zero" ishte një kuzhinier në ushtrinë amerikane. Brenda më pak se tre javëve, mbi 1100 veta kishin simptoma të rënda dhe 38 prej tyre vdiqën. Më vonë, me lëvizjen e ushtarakëve amerikanë dhe materialeve, gripi u përhap në mbarë ShBA-në, kontinentin evropian dhe madje Lindjen e Largët. Sipas studimeve të fundit, gjatë viteve 1918-1919, afro 50-100 milionë veta në mbarë globin vdiqën nga kjo murtajë.

Një spital ushtarak në shtetin Kolorado të ShBA-së në vitin 1918

Një spital ushtarak në shtetin Kolorado të ShBA-së në vitin 1918

Asokohe ishte Lufta e Parë Botërore. Për të ruajtur qëndrueshmërinë në ushtri e në shoqëri, ShBA-ja, Britania dhe Franca bllokuan lajmet e epidemisë. Ndërkohë, Spanja, një vend asnjanës në këtë luftë, nuk ushtroi kontroll ndaj njoftimeve dhe bëri statistika e njoftoi seriozisht gjendjen epidemike. Kështu, mediat amerikane, britanike dhe franceze, që kontrollonin opinionin ndërkombëtar, e emërtuan shumë shpejt këtë murtajë si "Gripi i Madh Spanjoll".

Spanja paraqiti protestë për një emërtim të tillë, por për shkak se mungesës së të drejtës së fjalës në arenën ndërkombëtare, protesta shkoi kot.

100 vjet më vonë, Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi një udhëzues mbi emërtimin e sëmundjeve të reja, që "të shmanget fyerja e ndonjë kulture, shoqërie, vendi, rajoni, grup etnik apo profesioni". Kjo organizatë propozoi në veçanti se duhet të mos emërtohen sëmundjet sipas ndonjë vendi.

Libri i John M. Barry "Gripi i Madh: Historia e pandemisë më vdekjeprurëse"

Libri i John M. Barry "Gripi i Madh: Historia e pandemisë më vdekjeprurëse"

Murtaja para 100 vjetëve e kishte burimin në ShBA, por u emërtua si "Gripi i Madh Spanjoll". Sot, gjatë pandemisë që po vazhdon prej më shumë se një viti, politikanët amerikanë e emërtuan koronavirusin e ri duke përbaltur një vend tjetër dhe kanë lëshuar vazhdimisht viruse politike për fajësimin e vendeve të tjera.

Nga veprimet e ShBA-së gjatë 100 vjetëve, shihet qartazi se impulsi i saj për shfajësimin e vendeve të tjera nuk ka ndryshuar aspak. (Wang Lei/ Artan)