
Më 5 gusht këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi do të kryesojë një mbledhje ndërkombëtare mbi bashkëpunimin për vaksinat kundër COVID-19, ku do të marrin pjesë rreth 30 palë, njoftoi të enjten Ministria e Jashtme kineze.
Mbledhja e parë do të mbahet nëpërmjet lidhjes me video dhe synon të forcojë bashkëpunimin për vaksinat dhe të promovojë shpërndarjen e drejtë dhe të arsyeshme globale të vaksinave, shtoi ministria.







