Kina lëshoi me sukses satelitin “Tianhui I-04” nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Jiuquan-it mesditën e së enjtes. Sateliti u lëshua nga një raketë “Marshimi i Madh-2D” më 12:01 pasdite sipas orës së Pekinit dhe më pas hyri me sukses në orbitën e planifikuar. Ky ishte misioni i 381-të i fluturimit të raketave “Marshimi i Madh”.