Kina nuk do të ndjekë planin e sugjeruar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi fazën e dytë të gjurmimit të origjinës së koronavirusit që i jep përparësi teorisë së daljes së virusit nga laboratori, njoftoi të enjten në një konferencë shtypi nënkryetari i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë Zeng Yixin.

"U befasova kur pashë planin e OBSh-së për fazën e dytë të gjurmimit të origjinës," tha ai. "Plani ka si një nga përparësitë e kërkimit supozimin se Kina e ka nxjerrë virusin për shkak të shkeljes së udhëzimeve të studimit."

Zeng Yixin vuri në dukje se "plani nuk respekton arsyen e shëndoshë dhe mban qëndrim arrogant ndaj shkencës".

Faza e dytë e gjurmimit të origjinës së koronavirusit duhet të kryhet mbështetur në përfundimet e fazës së parë, u shpreh z. Zeng, duke theksuar se Kina e kundërshton politizimin e një pune të tillë. "Nuk ka nevojë për të përsëritur kërkimet, të cilat kanë arritur tashmë në përfundime të qarta," shtoi ai.

Nënkryetari i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë u shpreh gjithashtu se Kina respekton rezultatet e raportit, të nxjerra nga të gjithë ekspertët e njohur e me përvojë të OBSh-së në mars, të cilët thanë se "dalja prej laboratorit" ishte "jashtëzakonisht shumë pak e mundur".

"Qeveria kineze e ka bërë të qartë se puna e gjurmimit të virusit duhet të bazohet në shkencë," shtoi ai.

Zeng sqaroi disa thashetheme dhe paqartësi mbi "teorinë e daljes laboratorike" lidhur me Institutin e Virologjisë të Wuhan-it.

nënkryetari i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë Zeng Yixin.

nënkryetari i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë Zeng Yixin.

Ai kundërshtoi me forcë thashethemet, duke përfshirë atë në lidhje me tre punonjës të sëmurë për shkak të koronavirusit dhe një tjetër se instituti ka kryer eksperimente të të ashtuquajturit “fitim funksioni”. "E kam thënë prej kohësh se këto janë një gënjeshtër e pastër," theksoi ai.

Koronavirusi më i ngjashëm që instituti ka mbledhur nga lakuriqët e natës për hulumtime para shpërthimit të epidemisë ishte RaTG-13, i cili ka 96.2 për qind ngjashmëri me SAR-COV-2, një dallim i madh në shkencë, vuri në dukje Zeng.

Edhe hipoteza se virusi është bërë nga njeriu është e pamundur, tha Zeng. "Inxhinierët gjenetikë e dinë mirë se virusi i krijuar nga njeriu ka shenja të gjurmueshme në vetvete, po koronavirusi nuk i përmban ato," theksoi ai.

Edhe Yuan Zhiming, profesor në Institutin e Virologjisë të Wuhan-it dhe drejtor i Laboratorit Kombëtar të Biosigurisë, i hodhi poshtë thashethemet mbi tre punonjësit e institutit.

Është përfolur për një kohë të gjatë se tre punonjës nga Instituti i Virologjisë i Wuhan-it shkuan në spital për simptoma të njëjta me ato të të prekurve nga virusi i COVID-19 në tetor të vitit 2019. Në bazë të këtij thashethemi, shumë media mendojnë se qeveria kineze ky gënjyer për mënyrën se si virusi i COVID-19 filloi të përhapet në Wuhan.

Yuan Zhiming, profesor në Institutin e Virologjisë të Wuhan-it dhe drejtor i Laboratorit Kombëtar të Biosigurisë

Yuan Zhiming, profesor në Institutin e Virologjisë të Wuhan-it dhe drejtor i Laboratorit Kombëtar të Biosigurisë

"Nëse dëshironi të vërtetën absolute, ka një mënyrë të drejtpërdrejtë. Mjafton të pyesni ato media për emrat e tre punonjësve," tha Yuan në një konferencë shtypi.

"Kam pyetur për këtë për një kohë të gjatë dhe asnjë nuk më është përgjigjur," shtoi ai.

Lidhur me teorinë e daljes prej laboratorit, Yuan përmendi tre studime që arrijnë në përfundime kundër kësaj teorie.

1. Një grup prej 24 ekspertësh të njohur globalë publikuan një artikull në "The Lancet" më 5 korrik, sipas të cilit nuk ekziston asnjë provë që mbështet këtë teori.

2. Shkencëtarët nga ShBA-ja, Britania e Madhe, Australia dhe shumë vende të tjera perëndimore publikuan para botimit një artikull në platformën shkencore të ndarjes së të dhënave “Zenodo” më 7 korrik, që thotë se nuk ekziston asnjë provë se rastet e hershme të COVID-19 në Wuhan janë të lidhura me Institutin e Virologjisë të Wuhan-it.

3. Një grup prej 22 shkencëtarësh nga Kina dhe vendet e tjera botuan një artikull në revistën studimore "Shkenca kineze" para disa ditësh, që shpjegon përse koronavirusi i ri nuk mund të jetë krijuar prej njeriut në bazë të teorisë klasike të evolucionit. (Xu Guang)