Deri më 19 korrik, mbi 750 mijë përdorues të internetit nënshkruan një letër ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), duke i bërë thirrje të hetojë laboratorin amerikan “Fort Detrick”, gjatë fazës së ardhshëm të gjurmimit të origjinës së COVID-19.

Në fillim të qershorit, shumë përdorues kinezë të internetit publikuan një letër të hapur, ku thuhet se për parandalimin e epidemisë së ardhshme, laboratorët që merren me studimin e viruseve të rrezikshme duhet të ndiqen me vëmendje të madhe nga OBSh-ja. Në letër përmendet në veçanti laboratori i ushtrisë amerikane “Fort Detrick”, duke theksuar se ky laborator ruan viruset më vdekjeprurëse dhe më infektuese në botë dhe ka rekorde shumë negative të sigurisë. Veçanërisht para shpërtimit të epidemisë së COVID-19 në vjeshtën e vitit 2019, në këtë laborator pati një rrjedhje, por ShBA-ja ka refuzuar të japë hollësira nën pretekstin e sigurisë kombëtare. Edhe mediet perëndimore i janë shmangur kësaj ngjarjeje, duke i komentuar dyshimet e përdoruesve kinezë të internetit si “komplot” dhe kanë goditur Institutin e Kërkimit Virologjik të Wuhan-it, i cili u hap për ekspertët dhe mediat perëndimore.

laboratori amerikan “Fort Detrick”/foto nga "People vision"

laboratori amerikan “Fort Detrick”/foto nga "People vision"

Ajo që është më e habitshme është se për të përbaltur më tej këtë institut kinez, disa amerikanë ofruan ditët e fundit një shpërblim prej dhjetëra milionë dollarësh, për të fabrikuar “histori” që do ShBA-ja. Kjo tregon më tej se vetëm me hapjen e laboratorit “Fort Detrick” dhe hetimin e tij rrënjësor nga ekspertët e OBSh-së të pavarur nga ndikimet gjeopolitike të ShBA-së, do të zbulohet e vërteta dhe të ndalohet ndërhyrja e ShBA-së me informacione të rreme në gjurmimin e origjinës së COVID-19.

Duke u nisur nga siguria e jetës së njerëzimit, më 17 korrik këta përdorues kinezë të internetit publikuan edhe një herë letrën e hapur dhe nisën një sondazh nëpërmjet gazetës kineze “Global Times”. Deri më 18 korrik, mbi 52 mijë njerëz morën pjesë në këtë sondazh dhe 91.7 për qind prej tyre janë të mendimit se grupi i ekspertëve të OBSh-së duhet të zhvillojë gjurmimin e origjinës së COVID-19 në ShBA.