Nxënësit në shkollën filllore “Rruga Caochang” shohin tabelat për promovimin mbi sigurinë kibernetike në qytetin Shijiazhuang, kryeqendrën e provincës Hebei të Kinës Veriore, më 14 shtator 2020./Foto nga Xinhua

Nxënësit në shkollën filllore “Rruga Caochang” shohin tabelat për promovimin mbi sigurinë kibernetike në qytetin Shijiazhuang, kryeqendrën e provincës Hebei të Kinës Veriore, më 14 shtator 2020./Foto nga Xinhua

Uashingtoni bashkërisht me aleatët e tij kanë dënuar Kinën për disa sulme kibernetike kundër subjekteve private në Perëndim. Kjo është tjetër orvatje për përbaltjen e Kinës.

Këto akuza, ashtu si akuzat e tyre kundrejt të drejtave të njeriut në Kinë, mbeten intrigë e vjetër politike, që të luajtur herë pas here nga një grup i vogël të vendeve perëndimore për demonizimin e Kinës dhe për frenimin e zhvillimit të saj. Por këto vende nuk janë të ndërgjegjshme se kjo gënjeshtër politike do të pengojë vetëm përpjekjet e botës për forcimin e sigurisë kibernetike.

Mbi sigurinë kibernetike, Pekini ka pasur pozitën konsekuente dhe të qartë. Vitin e kaluar, Kina propozoi nismën globale mbi sigurinë e të dhënave dhe bëri thirrje vendeve ta trajtojnë sigurinë e të dhënave në mënyrë të gjithanshme, objektive dhe në bazë të dëshmive.

Ndërkohë, kërcënuesi nr.1 i sigurisë kibernetike është ShBA-ja, një vend që shpërdor fuqinë e saj teknologjike të pakrahasueshme.

Për një kohë të gjatë, Uashingtoni ka zhvilluar vjedhjen, spiunazhin dhe përgjimin kibernetik për qeverinë, ndërmarrjet dhe individët e huaj, përfshirë ata aleatë. Këto veprime, të komplotuara kryesisht nga Agjencia e Sigurimit Kombëtar të ShBA-së dhe CIA-s, shkelin ligjin ndërkombëtar dhe normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Dokumenti në foto i bërë më 1 nëntor 2013 pasqyron letrën e Edward Snowden-it drejt kancelares gjermane Angela Merkel, parlamentit gjerman dhe kryeprokurorëve federalë të Gjermanisë./ Foto nga Xinhua

Dokumenti në foto i bërë më 1 nëntor 2013 pasqyron letrën e Edward Snowden-it drejt kancelares gjermane Angela Merkel, parlamentit gjerman dhe kryeprokurorëve federalë të Gjermanisë./ Foto nga Xinhua

Një gjë ironike është se ShBA-ja, që përbën kërcënimin më të madh kundër sigurisë kibernetike globale, po komandon aleatët e saj të përbaltin Kinën.

Në fakt, Kina ka qenë viktimë e sulmeve kibernetike nga ShBA-ja. Firma kineze e anti-virusit “Qihoo 360” bëri të ditur vitin e kaluar se CIA ka zbatuar për 11 vjet programin e filtrimit dhe të sulmit kibernetik kundër sektorit të aviacionit, organizatave të kërkimit shkencor, kompanive të internetit dhe agencive qeveritare.

Siguria kibernetike është një sfida globale, e cila duhet trajtuar kolektivisht.

Uashingtoni dhe aleatët e tij perëndimorë duhet të heqin dorë nga mendësia e Luftës së Ftohtë dhe të mbajnë një qëndrim profesionist, të përgjegjshëm dhe bashkërendues për sigurinë kibernetike dhe të nisë veprimet e tyre nga ndalimi i sulmeve pabazë kundër Kinës. (Wang Lei)