Zona Lujiazui në Shangai të Kinës lindore. / VCG

Zona Lujiazui në Shangai të Kinës lindore / VCG

Banka qendrore e Kinës do të mbështesë Shangain për të pilotuar këmbimin e lirë të renminbi-së (RMB) dhe për të eksploruar qarkullimin e lirë të kapitalit për lehtësimin e tregtisë dhe investimeve ndërkufitare, tha të martën një zyrtar në një konferencë shtypi duke prezantuar hapjen e mëtejshme të Shangait.

Wang Xin, një zyrtar nga banka qendrore e Kinës vuri në dukje se këmbimi i lirë i RMB-së dhe qarkullimi i lirë i kapitalit duhet të përmbushin kërkesat rregullatore kundër pastrimit të parave, financimit kundër terrorizmit dhe evazionit fiskal.

Masa do të jetë e favorshme për investitorët e huaj që kanë gatishmëri në rritje për të mbajtur asetet financiare në RMB, pasi Shangai po bëhet një qendër për caktimin e pasurive të RMB, çmimet dhe menaxhimin e rrezikut.

Për të përmbushur kërkesën në rritje globale për asetet e RMB-së, Kina ka promovuar hapjen e nivelit të lartë të sektorit të saj financiar, duke përfshirë tregun e bonove, tregun e aksioneve, tregun e këmbimit valutor etj. (Albana)