
Roveri kinez i Marsit “Zhurong” ka kapur një varg imazhesh të afërta të parashutës dhe shtresës mbrojtëse të tij në Mars, sipas Administratës Kombëtare të Hapësirës të Kinës.

Në fotografi, parashuta dhe shtresa mbrojtëse e djegur, por e pashkatërruar e tij shihen qartë, së bashku me një pjesë të roverit. “Zhurong”-u ishte 30 metra larg shtresës mbrojtëse kur u bë fotografia, 350 metra larg vendit të uljes.

Kamerat në pjesën e përparme dhe të pasme të roverit morën pamje të parashutës dhe shtresës mbrojtëse ndërsa roveri lëvizte përreth.

“Zhurong” -u ka udhëtuar 450 metra gjithsej dhe ka punuar për 60 ditë marsiane, rreth 61.5 ditë tokësore.(Çang Çuo)







