Foto nga VCG

Foto nga VCG

Investimet e huaja të drejtpërdrejta për shfrytëzimin aktual në pjesën kontinentale të Kinës u rritën 28.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 607.84 miliardë juanë, ose 90.96 miliardë dollarë amerikanë, në gjysmëvitin e parë të këtij viti, bëri të ditur të mërkurën Ministria e Tregtisë e Kinës.

Vlera pati një rritje prej 27.1 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Investimet e huaja në sektorin industial arritën në 482.77 miliardë juanë gjatë kësaj periudhe, ose një rritje prej 33.4 për qind në krahasim me gjysmëvitin e parë të vjetshëm. Ndërkohë, investimet e huaja në sektorin e teknologjisë së lartë u rritën 42.7 për qind.

Investimet nga vendet përgjatë "Një brez, një rrugë" u shtuan 49.6 për qind dhe investimet nga vendet e ASEAN-it dhe BE-së u rritën përkatësisht 50.7 për qind dhe 10.3 për qind në gjysmëvitin e parë.

Investimet e huaja në Kinën Lindore, Qendrore dhe Perëndimore u shtuan përkatësisht 29.7 për qind, 33.6 për qind dhe 6.1 për qind. (Wang Lei/Albana )