Foto: VCG

Foto: VCG

Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi të mërkurën një letër të bardhë, ku detajohet përparimi i Kinës në mbrojtjen e të drejtave të të gjitha kombësive në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit.

Në letrën e bardhë, me titull "Respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të të gjitha kombësive në Xinjiang", thuhet se Partia Komuniste e Kinës dhe qeveria kineze e kanë vendosur popullin në plan të parë lidhur me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe Xinjiang-u ka bërë përparim të qëndrueshëm në këtë drejtim në më shumë se 70 vjetët e fundit.

"Kina i ka dhënë përparësi sigurimit dhe përmirësimit të mirëqenies së njerëzve, ka zbatuar nisma të ndryshme në Xinjiang dhe ka ndarë frytet e reformës dhe zhvillimit me banorët e të gjitha kombësive, në mënyrë që të garantojë të drejtat e tyre të barabarta për pjesëmarrje dhe zhvillim," theksohet në dokument. (Çang Çuo)