foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

Më shumë se 33.88 milionë të infektuar dhe mbi 607 mijë të vdekur, këto janë të dhënat e epidemisë së ShBA-së të hënën sipas kohës vendore. Ndërsa, në renditjen e fundit globale anti-epidemike të publikuar nga Agjencia Bloomberg, ShBA-ja u rendit në “vendin e parë”. Vendet si Kina që janë njohur ndërkombëtarisht për parandalim dhe kontroll më të mirë të epidemisë, nuk kanë marrë një renditje të drejtë.

Si ka mundësi që vendi numër 1 pa arritje në luftën kundër epidemisë u bë “vendi nr.1 në botë për përpjekjet anti-epidemike? Renditja e Bloomberg-ut nuk përputhet me faktet dhe e bën zezën të bardhë, duke u shndërruar në një shaka shumë të madhe. Me këtë kuptojmë që kjo agjenci e lajmeve është një mjet politik është një shaka për bashkësinë ndërkombëtare.

Agjencia Bloomberg njihet si ofruesi më i madh në botë mbi shërbimin e informacionit financiar dhe nisi publikimin e renditjes mujore globale anti-epidemike qysh nga nëntori i vitit të kalur, duke përdorur zakonisht tregus të tillë si shkalla e infeksionit, përqindja e vdekshmërisë dhe pritjet e rritjes ekonomike si faktorë vlerësues. Por kjo renditje ka ndryshuar standardin e vlerësimit, duke u përqendruar në “normalizimin” e gjendjes së ekonomisë shoqërore. Prandaj, faktorë më të rëndësishëm rregullohen si: përqindja e vaksinimit, rreptësia e politikës së bllokimit, ndryshimi i kapacitetit të fluturimit dhe numri i fluturimeve ndërkombëtare pas vaksinimit.

Mund të shihet se për ta nxjerrë ShBA-në të parën, Bloomberg minimizoi faktorë si numri i të infektuarve dhe të vdekurve dhe konsideroi zbatimin e bllokimit dhe politikat e menaxhimit të parandalimit të epidemisë hyrje-dalje si faktorë negativë. Kjo pa dyshim nuk përputhet me faktet, dhe renditja nuk ka drejtësi dhe vlerë shkencore.

foto nga VCG

foto nga VCG

ShBA-ja mori “vendin e parë në botë kundër COVID-19”, a mund të fshihen faktet?

Sipas të dhënave të publikuara nga Bloomberg këtë herë, ende shohim ashpërinë e gjendjes së tanishme të epidemisë në ShBA. Për shembull, në këtë cikël statiskor, përqindja e vdekjes në ShBA arriti 2.6%, dhe përqindja e pozitive testimit ishte 2.4%, që nuk janë të ulëta mes 53 vende dhe rajona të vlerësuar në këtë renditje.

Nga ana tjetër, nga përqindja e vaksinimit, ekziston një çekuilibër i dukshëm në zonën e vaksinimit. Sipas raportimit nga CNN-i ditët e fundit, për shkak të përhapjes së vazhdueshme të COVID-19 dhe ndryshimit të përparimit të vaksinimit mes shteteve amerikane, gjendja e epimdemisë ka mundësi të përkeqësohet.

Pse Agjencia Bloomberg minon besueshmërinë e saj për të raportur “suksesin” e ShBA-së kundër epidemisë?

Shefi i Bloomberg-ut është demokrat dhe kampi demokrat po drejton aktualisht Shtëpinë e Bardhë. Radio Ndërkombëtare e Francës komentoi se Shtëpia e Bardhë synonte të deklaronte fitoren kundër epidemisë.

Në fakt kjo farsë politike “vetë-shëruese” është jashtëzakonisht e rrezikshme për ShBA-në. Politikanët dhe mediet amerikane që janë të dehur nga iluzioni i “nr. 1 në botë” duhet të zgjohen sa më parë dhe të luftojnë epideminë shkencërisht dhe pragmatikisht si dhe të bëjnë gjëra konkrete për popullin amerikan. (Fang Xiaoyu/Albana)