
Foto:VCG
Shkalla e papunësisë në Tajvan arriti në nivelin më të lartë të një periudhe 7.5-vjeçare prej 4.11 për qind në maj, në një kohë që pandemia e Covid-19 po dëmton tregun e punës, njoftoi autoriteti i statistikave të ishullit.
Shkalla e papunësisë së majit ishte më e larta që nga nëntori 2013, kur arriti 4.16 për qind, bën të ditur “Xinhua”.
Popullsia e papunë e ishullit u rrit në 489.000 në maj, 54.000 më shumë se në prill.
Industria e shërbimeve vuajti më së shumti nga epidemia, me 86.000 vende pune të mbyllura.
Rreth 792.000 njerëz kishin më pak se 35 orë pune në javë në maj, 603.000 më shumë se një muaj më parë.
Tajvani ngriti nivelin e gatishmërisë në maj për të kontrolluar një rritje të infeksioneve, duke kufizuar tubimet, duke mbyllur vendet e argëtimit dhe duke ndaluar restorantet të ofrojnë shërbime. (Elona)







