Ruajtja e materialeve themelore të jetesës, si uji, ushqimi dhe oksigjeni brenda një stacioni hapësinor mund të jetë e vështirë, aq sa disa prej këtyre materialeve gjenerohen direkt në bord në vend që të dorëzohen.

Shkencëtarët kinezë kanë krijuar një sistem për të ricikluar ujin nga urina, fryma dhe djersa e prodhuar nga astronautët në hapësirë dhe vlerësohet se do të kursente deri në 100 milionë juan (rreth 15.5 milionë dollarë) për qëndrimin në orbitë të tre astronautëve për gjashtë muaj, raporton “Xinhua”.

Sistemi u instalua në modulin e stacionit hapësinor Tianhe, i nisur nga Kina, dhe lejon që urina të shndërrohet në ujë të distiluar, që pjesërisht përdoret për shkarkimin e sifonit në tualet.

Cui Guangzhi, një nga projektuesit e sistemit, shpjegoi se pjesa e mbetur, së bashku me ajrin e mbledhur të kondestuar nga frymëmarrja, mund të pastrohen më tej për të gjeneruar oksigjen elektrolitik dhe për t'u përdorur në eksperimente të ndryshme. Ky sistem është gati të verifikohet për herë të parë në secilën fazë të saj në hapësirë. (Irma)