Të martën u hap në Muzeun Kombëtar të Kinës në Pekin "Ekspozita e historisë së PKK-së në artet klasike", e organizuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Muzeu Kombëtar.

Ekspozita përmban 100 vepra artistike klasike të përzgjedhura nga shumë muze dhe galeri arti të vendit, duke përfshirë piktura kineze, piktura në vaj, gravura, skulptura etj., që shfaqin historinë e PKK-së, të Kinës së Re, të Reformës dhe të Hapjes me botën e jashtme etj.

Ekspozita do të zgjasë deri më 25 korrik. (Fani/Artan)