Foto nga VCG

Ka përfunduar në Kinë ndërtimi i hekurudhës së parë me partneritet publik-privat që do të hyjë në shërbim në fund të vitit dhe do të lidhë disa qytete në provincën lindore Zhejiang, bën të ditur “Xinhua”.

Të martën përfunduan shinat për hekurudhën ndërqytetëse Hangzhou-Shaoxing-Taizhou, një projekt hekurudhor financuar nga një partneritet publik-privat (PPP), me sektorin privat që mban statusin e mbajtjes.

Me një investim total prej gati 44.9 miliardë juan (rreth 6.95 miliardë dollarë), linja hekurudhore prej 266.9 km u ndërtua me tetë ndalesa dhe shpejtësia e trenave arrin në 350 km në orë.

Linja e re do të hapet deri në fund të këtij viti dhe do të lidhet me rrjetin hekurudhor me shpejtësi të lartë në rajonin Delta të lumit Yangtze. Koha e udhëtimit midis Hangzhou dhe Taizhou do të përgjysmohet në rreth një orë. (Elona)