Foto nga VCG

Kompanitë postare dhe korrierët e Kinës kanë trajtuar më shumë pako gjatë periudhës së blerjeve të mesvitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 dhe 2019, treguan të dhënat zyrtare.

Më shumë se 6.59 miliardë pako u trajtuan nga 1 qershori deri më 20 qershor, gjatë të ashtuquajturit Festivali i Blerjeve në Internet "618", më shumë 24.24 për qind nga një vit më parë, njoftoi Byroja Shtetërore e Postave.

Shifra përfaqësoi një rritje prej 84.16 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, shkruan “Xinhua”.

Vëllimi më i lartë ditor i trajtimit tejkaloi 400 milionë gjatë periudhës, me 25.86 për qind rritje krahasuar me vëllimin ditor normal, treguan të dhënat.

Gjigantët e tregtisë elektronike vendosën rekorde të reja shitjesh gjatë ngjarjes më të madhe të promovimit deri tani këtë vit, duke demonstruar potencialin e madh të tregut të konsumit të Kinës. (Elona)