1.35 miliardë udhëtime pasagjerësh janë bërë në mënyrë të sigurt në hekurudhën me shpejtësi të lartë Pekin-Shangai qëkur nisi punën 10 vjet më parë, treguan të dhënat nga “China State Railway Group Co., Ltd”.

Gjatë dekadës së kaluar, 666 trena lëvizën në hekurudhën me shpejtësi të lartë Pekin-Shangai në ditën më të ngarkuar, ndërsa numri më i lartë ditor i pasagjerëve arriti rreth 798.000 udhëtime, shkruan “Xinhua”.

Në vitin 2019, hekurudha me shpejtësi të lartë Pekin-Shangai trajtoi një rekord prej 210 milionë udhëtime pasagjerësh ose 9.3 për qind të trafikut hekurudhor me shpejtësi të lartë të Kinës, me vetëm 3.7 për qind të rrjetit të përgjithshëm hekurudhor me shpejtësi të lartë në veprim, tha operatori hekurudhor.

Hekurudha gjithashtu ka qenë fitimprurëse që nga viti 2014. Fitimi neto i kompanisë u rrit me një mesatare vjetore prej 39.4 për qind midis 2014-s dhe 2019-s. Në vitin 2020, hekurudha mbeti në fitim pavarësisht ndikimit të pandemisë. (Elona)