[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Imunologia Ju Liya nga Instituti Pasteur i Francës tha në një intervistë për “Nouvelles d'Europe” se koronavirusi që u përhap në Francë në fillim të vitit 2020 nuk ka asnjë lidhje me Kinën, sipas rezultateve të renditjes gjenetike në laboratorin francez në vitin e kaluar.

Sipas saj, Instituti francez Pasteur raportoi në prillin e kaluar rezultatin e renditjes gjenetike të disa rasteve. Kjo tregon se tiparet gjenetike të koronavirusit janë përhapuar vetë në Francë dhe ka gjasa që të virusi të jetë shfaqur para vitit 2020, shumë i ndryshëm nga tiparet e rasteve të të importuara nga Kina.

Sipas raportit, instituti Pasteur ka marrë mostra e virusit nga 97 raste të infektuara nga zona të ndryshme të vendit, dhe bëri sekuencën e tyre gjenetike nga 24 janari deri më 24 mars 2020. Instituti bëri krahasim dhe analizë midis sekuencës së mostrave të testuar dhe sekuencës gjenetike nga burimet e përbashkëta ndërkombëtare dhe hartoi një hartë evolucionare të virusit.

Imunologia Ju tha se sipas kësaj harte, koronavirusi në veri të Francës është nga e njëjta familje. Virusi i disa rasteve me simptomat e rënda është brezi i tetë. Kjo tregon se koronavirusi u përhap në Francë në fillim të vitit 2020, ose më parë. Instituti ka marrë mostra të 4 rasteve të importuara nga Kina, gjë që tregon se virusi i tyre ka shumë dallim nga koronavirusi që u përhap në atë kohë në Francë. (Li Huailiang/ Albana)