Foto:VCG

Foto:VCG

Rruga e trenave të mallrave që lidh qendrën e vogël të mallrave të Kinës Yiwu me Evropën ka importuar mallra 56 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, njoftoi autoriteti doganor, citon “Xinhua”.

Vlera totale e importit dhe eksportit të mallrave të trajtuara nga rruga arriti në 16.63 miliardë juanë (2.58 miliardë dollarë) në pesë muajt e parë, duke u rritur 193 për qind nga viti në vit, bëri të ditur Administrata e Përgjithshme e Doganave.

Nga vëllimi i përgjithshëm, eksportet arritën në 13.76 miliardë juanë, një rritje prej 144.6 për qind nga viti në vit, ndërsa importet arritën 2.87 miliardë juanë, 56 herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Mallrat kryesore të importit dhe eksportit përfshijnë produkte mekanike dhe elektrike, mallra të konsumit, tekstile dhe veshmbathje.

Rruga e ngarkesave që lidh Yiwu me Evropën përmes Xinjiang në Kinën veriperëndimore u përshkua nga 1399 trena mallrash Kinë-Evropë në vitin 2020, me një rritje 165 për qind nga viti në vit. (Fatosi)