
Xi Jinping dhe i ati Xi Zhongxun janë anëtarë të PKK-së me besim të vendosur.
Në sytë e njerëzve, Xi Zhongxun-i është udhëheqësi i masave që qëndronte gjithmonë bashkë me popullin. Jeta e tij ishte një jetë për revolucionin, për luftën dhe për shërbimin me gjithë zemër ndaj popullit.

Xi Jinping-u është krenar për babain e vet dhe ka mësuar prej tij, duke trashëguar cilësitë pozitive dhe moralin shumë të lartë të babait.
Nga toka e verdhë, ku ka punuar në moshë të re, deri në qendrën politike të vendit, gjatë dhjetëra vjetëve, Xi Jinping-u ka vizituar shumë herë fshatrat dhe ka biseduar me banorët e thjeshtë, duke lënë përshtypje të thellë në popull.
Njësoj si i ati Xi Zhongxun, Xi gjithmonë zbaton vijën e masave: “Gjithçka për popullin, për gjithçka mbështetemi te populli, vijmë nga populli dhe shkojmë te populli”.
Një studiues amerikan që ka pasur kontakte me Xi Zhongxun-in, kujton: “Dukej se ai njihte këdo në çdo fshat ku shkonte. Ai takohej me njërin dhe e pyeste: ‘Si u bë nëna, u shërua?’; takohej me tjetrin dhe e pyeste: ‘A i dhemb më mesi babait?”

Xi Zhongxun-i mendonte: “Zyrtarët e kuadrot janë të barabartë me banorët e thjeshtë, nuk kanë pozitë të ndryshme me ta dhe duhet të jetojnë gjithmonë me banorët e thjeshtë.”
Xi Jinping ka trashëguar stilin e babait të tij. Ai thotë: “Çdo anëtar dhe kuadro i PKK-së ka vetëm detyrë për t’i shërbyer popullin dhe nuk ka të drejtë të bëhet një zyrtar arrogant.”

Fuqia e shembullit është e pafund. Çdo fjalë e veprim nga babai e ka mësuar Xi Jinping-un si të bëhet një njeri i pastër dhe në shërbim të popullit. Virtytet dhe karakteri i babait të Xi Jinping-ut janë thesari i familjes dhe stafeta mes dy brezave të anëtarëve të PKK-së.







