Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), sekretari i përgjithshëm i PKK-së, kryetari i shtetit dhe kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës Xi Jinping shkoi në Muzeun e Partisë Komuniste të Kinës në Pekin, ku vizitoi ekspozitën me temë “Mosharrimi i aspiratës origjinale, kujtimi i misionit”, duke i udhëhequr anëtarët e PKK-së të ribëjnë betimin e tyre të hyrjes në PKK.

Ai theksoi që historia e PKK-së është libri më i gjallë dhe bindës. 100 vjetët e PKK-së janë periudha e zbatimit të vendosur të misionit origjinal, e hedhjes së themeleve të punëve madhështore dhe e krijimit të një të ardhmeje të ndritur.

“Duke i hedhur një vështrim rrugës së kaluar të betejave dhe rrugës përpara të përpjekjeve, duhet medoemos të studiojmë e të përmbledhim mirë historinë e PKK-së, të trashëgojmë e të vazhdojmë mirë përvojën e çmuar, të mbajmë mend historinë e betejave, të mbajmë mbi shpatulla misionin historik dhe të marrim forcë nga historitë e betejave të Partisë,” theksoi ai gjatë vizitës.

Xi shtoi që duhet të bëhet mirë edukimi i anëtarëve të PKK-së dhe të drejtohen ata dhe kuadrot të zbatojnë aktivisht misionin me aspiratën origjinale, të forcojnë më tej ndërgjegjësimin e vetëbesimin, të ruajnë koordinimin politik me Komitetin Qendror të PKK-së, të ngulin këmbë në besimin origjinal, të udhëheqin banorët e kombësive të ndryshme të vendit, të zbatojnë praktikisht konceptin e modelit të ri të zhvillimit, të formojnë situatën e re të zhvillimit dhe të mbledhin forca për modernizimin e gjithanshëm të vendit dhe realizimin e Ëndrrës Kineze për rimëkëmbjen e kombit kinez.

(Jiang Lei)