
Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping u dërgoi të premten mesazhe të veçanta urimi sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe presidentit të Portugalisë Marcelo Rebelo de Sousa për mandatin e ri të Guterresit në krye të OKB-së.
Në urimin e tij, Xi vuri në dukje se OKB-ja luan rol të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare. Kina shpreson që Guterresi të vazhdojë të zbatojë detyrat e përfshira në Kartën e OKB-së, të mbajë qëndrim objektiv e të drejtë, të ruajë në mënyrë të vendosur multilaterizmin e të japë kontribut më të madh për paqen botërore dhe zhvillimin e përbashkët.(Jiang Lei)







