Autoritetet kineze thanë se Kina do të shkurtojë më tej listat negative për investime të huaja.

Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës bëri me dije se po punon me departamente të tjera për të identifikuar sektorët që janë të kufizuar për investime të huaja.

Komisioni do të zgjerojë hapjen në sektorin e shërbimeve dhe do të mbështesë projektet kryesore të investimeve të huaja në sektorët e prodhimit të teknologjisë së lartë dhe të përparuar.

Shifrat zyrtare tregojnë se në pesë muajt e parë të këtij viti, Investimet e Huaja Direkte në pjesën kontinentale të Kinës në përdorim aktual u rritën mbi 35 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. (Albana)