Në deklaratën e përbashkët të publikuar pas samitit të NATO-s, të zhvilluar të hënën në Bruksel, NATO-ja e kritikon Kinën si “sfidë sistematike”. Në komunikatën e përbashkët e publikuar një ditë më parë pas Samitit të G7-s, Kina u sulmua për të ashtuquajturat probleme lidhur me të drejtat e njeriut, për rajonet e Xinjiang-ut e Hong-Kongut dhe gjurmimin e origjinës së COVID-19. Presidenti i ShBA-së mori pjesë fizikisht në këto dy veprimtari, të cilat konsiderohen si përpjekjet e rëndësishme të ShBA-së, me synimin për t’u afruar me aleatët për krijimin e një aleance kundër Kinës.

Në një analizë të CNN-it thuhet se “Joe Biden-i theksoi kërcënimet nga Kina në Samitin e G7-s dhe në atë të NATO-s, por liderët evropianë u treguan të matur”.

Kjo është vizita e parë e Biden-it në Evropë pas ardhjes së tij në fuqi si president. Ai theksoi më se një herë se “do të zhvillojë përsëri udhëheqësinë e ShBA-së në botën demokratike” dhe njëkohësisht, edhe funksionarë të lartë amerikanë bënë të ditur më parë se do t’i nxiste samitet të mbajnë qëndrim të fortë ndaj Kinës.

Sipas njoftimit të agjencisë AFP, Biden-i po vijon veprimet e Trump-it, duke e drejtuar G7-n dhe NATO-n të “tregojnë vëmendje ndaj Pekinit” dhe të mbajnë një qëndrim më të fortë ndaj Kinës.

Samiti i NATO-s

Samiti i NATO-s

Sipas opinionit publik, megjithëse në dy samite u përmend Kina, tonet dhe fjalët e tyre nuk ishin aq të forta ashtu siç ShBA-ja shpresoi. Duke iu referuar fjalëve të një funksionari amerikan, gazeta britanike “The Guardian” njoftoi se Biden-i shpresoi shumë që G7-a ta dënonte të ashtuquajturën “punë të detyruar” në rajonin e Xinjiang-ut në komunikatën e përbashkët, por në këtë komunikatë nuk përmendet drejtpërdrejt Kina. Sipas njoftimit të uebsaitit “Eur Activ”, ShBA-ja dëshiroi të përdorte fjalë më të fortë në komunikatën e Samitit të NATO-s, por vendet e BE-së ngulën këmbë ta përshkruajë Kinën si “sfidë”, jo “kërcënim”.

Në një konferencë shtypi pas Samitit të G7-s, presidenti i Francës Emmanuel Macron tha qartazi se G7-a nuk është një “klub” që e armiqëson Kinën, por dëshiron prapëseprapë bashkëpunimin me Kinën në përballimin e ndryshimit klimatik, tregtinë ndërkombëtare dhe në politikën e zhvillimit.

Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se “Kina është rivalja jonë në shumë probleme, por ajo është gjithashtu partnerja jonë në shumë aspekte.”

Kryeministri i Italisë Mario Draghi është i mendimit se Perëndimi duhet të bashkëpunojë me Kinën në pikat kyçe, sidomos për ndryshimin e klimës.

Samiti i G7-s

Samiti i G7-s

Në gazetën gjermane “Bild”thuhet se pavarësisht nga thirrjet e ShBA-së, Britanisë dhe Kanadasë për marrjen e politikave më të forta kundrejt Kinës, Merkeli dhe Draghi “shkelin frenat”.

Meriton të tregohet vëmendje se para Samitit të G7-s, ShBA-ja publikoi të ashtuquajturën nismë “Kthimi në një Botë më të Mirë” (B3W), një projekt për ndërtimin global të infrastrukturës në vendet në zhvillim me një vlerë prej mbi 40 trilionë dollarësh amerikanë, që të përballojë nismën kineze “Një brez, një rrugë”. Por gazeta “the Financial Times” vuri re se deri në fund të mbledhjes, në Samitin e G7-s nuk u arrit konsensusi për burimin e fondeve dhe përmbajtjen e nismës.

Aleatët e ShBA-së në Evropë nuk janë darkord me vlerën e saj për kundërvënien me Kinën. Në fakt, ky samit i G7-s zbuloi mosmarrëveshjet serioze brenda kësaj organizate të vjetëruar. Sipas njoftimit të CNN-it, evropianët shqetësohen për luftën e detyruar nga ShBA-ja kundër Kinës. (Wang Lei/ Albana)